Nuredin Dumani, dëshmitari kyç i SPAK në 11 dosje të krimit të organizuar, u dërgua me urgjencë në spital pasi humbi ndjenjat në qelinë e tij teksa konsumonte karkaleca. Dyshimet për helmim janë ngritur, ndërsa mjekët vijojnë analizat toksikologjike.
A u helmua me qëllim nga karkalecat në qeli Nuredin Dumani?

Ngjarja në Burgun 313
Mbrëmjen e djeshme, Dumani – i njohur si “i penduari” më i rëndësishëm i SPAK – pësoi një gjendje të fikti në qelinë e tij në Burgun e Sigurisë së Lartë 313. Punonjësit e burgut njoftuan menjëherë eprorët, ndërsa drejtuesit e SPAK dhe Drejtoria e Burgjeve u përfshinë në menaxhimin e situatës.
Dërgimi me urgjencë në QSUT
Nën masa të rrepta sigurie, me forca të RENEA-s dhe policisë së burgjeve, Dumani u transportua në Urgjencën e QSUT. Burime mjekësore konfirmojnë se ai mbërriti në gjendje të pavetëdijshme, i paaftë për të folur. Pas ekzaminimeve skanuese, ai u transferua në Reanimacionin e Kirurgjisë, ku po mbahet në një dhomë të izoluar VIP.