A po planifikon pushime në Shqipëri? Gafa e Sekretarit Amerikan ndez rrjetin: “B-2 hynë në Tiranë… më falni, Teheran!” 🇺🇸✈️🇦🇱

Një deklaratë e Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka ndezur rrjetin, pasi ai ngatërroi kryeqytetin e Iranit, Teheranin, me… Tiranën! Në një konferencë për shtyp ku fliste për sulmin ndaj bazave bërthamore të Iranit, Hegseth tha pa dashje:

“B-2 hynë dhe goditën në Tiranë… më falni, Teheran.”

Gafa u bë menjëherë virale, por shumë përdorues në rrjete sociale po bëjnë një pyetje tjetër:

Mos vallë zoti Hegseth kishte Tiranën në mendje sepse po planifikon pushime në Shqipëri? ☀️🇦🇱

Me plazhet e bukura të jugut, ushqimin tradicional dhe mikpritjen shqiptare, nuk do ishte çudi që Tiranën ta kishte ndër mend në vend të Teheranit!

Thjesht një lapsus apo një shenjë që Shqipëria po i hyn edhe politikës globale?

More posts