Avokati dhe ish-prokurori i krimeve të rënda, Besnik Muçi, sqaroi rastet kur shkarkohet Veliaj nga detyra e kryetarit të bashkisë.
A mund të shkarkohet Veliaj nga Rama? Ja ç’thotë avokati

Ai tha se parashikohen tre raste të shkarkimit, siç janë kur shkel ligjin dhe kushtetutën, kur dënohet me vendim të formës së prerë dhe kur nuk paraqitet në punë më shumë se tre muaj dhe me kërkesë të këshillit bashkiak.
“Kushtetuta dhe ligji parashikon mbarimin e mandatet, midis të tjerave, të shkarkimit. Parashikohen tre raste të shkarkimit. Kur kryetari shkel ligjin ose kushtetutën. Rasti dy, kur dënohen me vendim të formës së prerë. Rasti i tretë kur nuk paraqitet në punë më shumë se tre muaj dhe me kërkesë të këshillit bashkiak. Pra ka dy raste për Veliajn, shkelja e rëndë e ligjit dhe kushtetutës dhe shkarkimi. Shkarkimi mund të bëhet nga këshilli ministrave, nëse vlerëson që Veliaj, pavarësisht çështjes penale, ka kryer shkelje të rënda të ligjit ose Kushtetues. Ligji ua ka lënë dy institucioneve, Këshillit të Ministrave dhe këshillit të bashkisë, që nëse kryetari nuk paraqitet në punë 3 muaj, të bëjë kërkesë këshillit të ministrave për shkarkim. Them se janë kushtet per shkarkim, pasi Veliaj nuk është praqitur në punë“, tha avokati.