Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
A kër*ënohet Shqiperia nga nje tjeter termet i forte? Sizmologu tregon zonen me te rrezikuar

Sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave lëkundja sizmike është regjistruar rreth orës 05:05 minuta. Epiqendra ishte në zonën e Niklës, në një thellësi prej 17 kilometrash.
Lëkundja u ndje në kryeqytet dhe në zonat përreth, si dhe në Durrës ndërsa nuk u raportua për dëme.
Sizmiologu Damiano Koxhaj, i ftuar në emisionin “7pa5” tha se nuk mund të bëhen parashikime dhe pas tërmetit të sotëm nuk mund të thuhet me saktësi nëse do të ketë një tërmet tjetër. Sizmiologu u bën thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë.
Sizmiologu Damiano Koxhaj: Është një tërmet që ndihet, por mundësia që të shkaktojë dëme është e vogël. Thellësia është relativisht e vogël dhe kjo bën që tërmeti të ndihet më shumë. Tërmetet nuk parashikohen, ato monitorohen, studiohen. Të bëhen parashikime se kur do të jetë tërmeti i radhës është e pamundur.