Në një intervistë të fundit me gazetarin gjerman të Zeit Magazin, Stefan Willeke, kryeministri Edi Rama ka folur hapur për një sërë temash të ndjeshme që lidhen me jetën e tij personale, politikën dhe marrëdhënien me mediat.
A keni marrë ndonjëherë dr*gë?”/ Rama tro*dit gazetarin gjerman

Një nga pyetjet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ajo nëse Rama kishte konsumuar ndonjëherë drogë.
Kryeministri nuk dha një pohim apo mohim të drejtpërdrejtë, por iu përgjigj me ironi, duke e cilësuar këtë si një nga akuzat “më romantike” që i janë bërë gjatë karrierës së tij.
Ai tha se është përballur me lloj-lloj akuzash të pabaza që nga opozita, të cilat kanë përfshirë shpifje për orientimin e tij seksual, dhunë ndaj familjarëve dhe edhe pretendime absurde për origjinën e djalit të tij.
Sipas Ramës, këto shpifje janë përhapur nëpër tubime politike, media dhe rrjete sociale, por janë rrëzuar vazhdimisht nga realiteti dhe nga rezultati i zgjedhjeve. Ai shton se vetë është mësuar me këto sulme, por familja e tij ka vuajtur më shumë.