A je e v*rgjër? U futa në dhomë ai tha nëse ti ke pasur tjetër unë do të të.. Historia prëkese te Arditi

Rigela, një 31-vjeçare nga Lushnja, ka ndarë një histori rrëqethëse në emisionin “Ka Një Mesazh për Ty” në Tv Klan. Pas 13 viteve martesë të mbushura me dhunë fizike e psikologjike, ajo vendosi t’i jepte fund bashkëjetesës së saj.

Martesa nisi që në moshë shumë të re, menjëherë pas klasës së tetë, dhe që ditën e parë Rigela u përball me poshtërime dhe xhelozi ekstreme nga bashkëshorti. Ajo rrëfeu se ishte detyruar të kalonte edhe momentin e turpshëm të çarçafit përpara vjehrrës, ndërsa më pas dhuna vetëm sa u ashpërsua.

“Ish-bashkëshorti më kërcënoi edhe me armë se do më vriste. Kam abortuar tre herë, sepse nuk doja më fëmijë në atë ferr”, – tha ajo mes lotësh.

Pikërisht gjatë një aborti të fundit, kur Rigela luftonte për jetën në spital, vendosi të divorcohej njëherë e përgjithmonë. Ajo u falënderua prindërve, Sulejman dhe Lutfije, që gjithmonë i kishin hapur derën dhe e kishin mbështetur me dy fëmijët e saj.

“Ti je goca jonë dhe derën gjithmonë e ke hapur”, – i tha babai i saj, duke prekur publikun me fjalët e tij.

Rigela dha edhe një mesazh të fuqishëm për të gjitha gratë që mund të ndodhen në situata të ngjashme:

👉 “Mos e pranoni dhunën! Mos mendoni se po u ndatë mbeteni në derë. Fëmijët nuk rriten të shëndoshë në një familje ku mbizotëron dhuna.”

tvklan.al

More posts