Hakil Osmani nga Meteoalb në një intervistë u shpreh se fillimi i javës do jetë në mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm ku nuk do mungojnë edhe reshjet e shiut.
A ikën vapa me gushtin? Meteorologu Osmani jep lajmin e mire per rreshjet e shiut

Osmani shtoi se moti do përmirësohet ditën e mërkurë dhe në vazhdim.
Osmani:
Në fakt fillim java sot edhe nesër parashikohet që territori shqiptar të jetë në mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm.
Që do të thotë se do të kemi vranësira të shpeshta, kemi rritje të lagështirës në ajër çka do bëjë që ditën e sotme duke filluar nga orët e mesditës dhe të paktën deri në orët e mbrëmjes, territori shqiptar të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shumta.