A është prank?’, plasin kritikat për përzgjedhjet e Miss Universe

Bukuroshja Flavia Harizaj është shpallur “Miss Universe Albania 2025”, ndërsa Dorea Shala është fituesja e “Miss Universe Kosova 2025”, të organizuar në Pallatin e Kongreseve.

Ato fituan kurorën e më të bukurës shqiptare në të dyja vendet, pas një gare të fortë me 23 vajza të tjera.

Megjithatë, duket se publiku nuk ka qenë i kënaqur me ecurinë e spektaklit duke pasur kritika për përzgjedhjet.

“A është prank”, pyet dikush për fituesen kurse dikush tjetër shprehet: “Vitin tjetër do konkurroj dhe unë”. Mbi përzgjedhjen kanë reaguar edhe gazetarë, përfshirë Erdonit Hoxhën nga “Demantim”.

Ai përmes një postimi është shprehur: “Ka janë nis more Kosova e Shqipëria me këto “misse” Universe? ani pretendojmë për femra të bukura e pozita të larta në Miss Universe a knej garuset shqiptare atje llom”.

NDryshe, organizatorët njoftuan se duke nisur nga viti i ardhshëm, Miss Universe Kosova do të ketë edicionin e saj të ndarë, i cili do të zhvillohet në Prishtinë. 

Ky vendim vjen si një hap drejt forcimit të identitetit të veçantë kulturor dhe kombëtar të garës në Kosovë, duke e ndarë përfundimisht nga edicioni që tradicionalisht është mbajtur në Tiranë.

Nga viti në vit, impakti i eventeve të bukurisë është zbehur në nivel global, deri në thirrje që organizimi i tyre është i panevojshëm dhe si të tilla që përcaktojnë standarde bukurie duhet të ndërpriten. Ju si mendoni? 

More posts