Kriza në Lindjen e Mesme po thellohet, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hyrë fuqishëm në veprim për të ndihmuar Izraelin të përballojë sulmet raketore nga Irani.
A është kjo fillimi i luftës së madhe? SHBA dhe Izraeli bashkë në betejë ajrore kundër Iranit!

Burime izraelite për CNN kanë konfirmuar se SHBA ka asistuar drejtpërdrejt në rrëzimin e raketave iraniane, të cilat synonin zemrën e Izraelit natën e së premtes.
“Strukturat tokësore amerikane kanë identifikuar dhe kapur disa nga raketat në fluturim,” thanë zyrtarë amerikanë, duke shtuar se ende nuk janë përdorur avionët luftarakë apo anijet luftarake në operacion – por ato janë në gatishmëri.
Pentagoni ka vendosur anije shkatërruese të Marinës pranë brigjeve izraelite, për të krijuar një perimetër mbrojtës ndaj çdo sulmi të mëtejshëm nga Irani apo aleatët e tij rajonalë. Ky pozicionim strategjik është pjesë e një operacioni të heshtur, por vendimtar, për të ruajtur balancën në rajon.
“Ky është një bashkëpunim i nivelit më të lartë ndërmjet forcave amerikane dhe sistemit të mbrojtjes izraelit,” theksojnë burime të Pentagonit.