Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, u pyet mes të tjerash nëse kishte menduar ndonjëherë të bëhej pjesë e politikës aktive.
A e ka menduar ndonjëherë t’i futet politikës? Ja si përgjigjet Linda Rama

Linda Rama tha se pas eksperiencës në administratën shtetërore pas viteve ’90, si pjesë e Agjencinë Kombëtare të Privatizimit, ajo zgjodhi të vazhdonte karrierën në fushën e kërkimit dhe këshillimit të pavarur, në bashkëpunim me organizata ndërkombëtare.
“Kam kuptuar shumë herët që për të hyrë në politikë duhet të jesh fituese”, u shpreh Rama, duke shtuar se kontributin e saj e ka parë më të dobishëm jashtë politikës, përmes shoqërisë civile dhe angazhimeve akademike.
Ajo vlerësoi përpjekjet e shumë profesionistëve brenda administratës publike, duke theksuar se jo të gjithë kanë marrë mundësinë për t’u përfaqësuar politikisht, pavarësisht aftësive të larta.
Në intervistën e dhënë, Linda Rama ndau dhe një sërë këshillash për gratë dhe vajzat që synojnë të angazhohen në politikë, akademi apo administratën publike. Ajo theksoi rëndësinë e profilit profesional dhe integritetit personal, përtej përfaqësimit numerik të grave.