Pak kush prej qytetarëve e di se Bursa, një nga qendrat më të industrializuara metropolitane të Turqisë, është një ndër qytetet më të banuara nga shqiptarët në botë.
A e dini se cili është qyteti me 800 mijë shqiptarë/ Do habiteni

E vendosur në veriperëndim të Anadollit, në rajonin Marmara, ky qytetet prej 2.4 milionë banorësh, një të tretën e popullit e ka shqiptarë.
Bursa, ky qytet me një zhvillim të jashtëzakonshëm, i cili shquhet për prodhimin e mjeteve motorike, prej 10 vjetësh ka në kryetar shqiptar. Rexhep Alltepe është kryebashkiaku, me origjinë nga Shkupi, i cili ka propozuar që të përfshihet gjuha shqipe në shkollat turke.
Të vendosur në Bursa prej afro 100 vjetësh, familjet shqiptare nuk janë ndaluar të ruajnë gjuhën, vlerat dhe kulturën e tyre. Shqiptarët e Bursës, siç raporton “TV Klani” kanë ditur të ruajnë mjaft mirë edhe një prej vlerave më të mëdha të shqiptarëve, mikpritjen.
Të ardhur nga Shkupi e Kosova, ata janë përpjekur të ruajnë gjuhën dhe traditat shqiptare, madje edhe martesat kanë preferuar ti bëjnë me shqiptarë. Me ne kanë dëshirë të flasin shqip, edhe pse ndonjë herë e kanë të vështirë të shprehen. Na tregojnë se janë mjaft mirë të integruar në Bursa por sërish kanë mall për vendin e tyre.