A duhet të dekretonte presidenti zgjedhjet në Tiranë? Ish-Prokurori Shkëlqim Hajdari: Është një rrëmujë! Nëse do goditet nga Gjykata Kushtetuese përgjegjësia bie mbi…

Ish-Prokurori Shkëlqim Hajdari, ka komentuar vendimin e Presidentit për të dekretuar datën e zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë më 9 nëntor, ndërsa situata ligjore për kreun e shkarkuar të Bashkisë, Erion Veliaj, është ende në proces gjyqësor.

I ftuar në emisionin Kjo Javë në News24, Hajdari u shpreh se vendimi i Presidentit për të dekretuar datën, pa pritur përfundimin e betejës ligjore në Gjykatë, ka ngritur mjaft diskutime në radhët e juristëve dhe konstitucionalistëve.

Shumica e juristëve që janë prononcuar publikisht kanë shprehur rezerva për dekretin. Sipas tyre, Presidenti duhej të priste vendimin e Gjykatës. Subjekti i ankimimit ka zgjedhur të shkojë në Kushtetuese, ndërkohë që ka opinione se kompetente mund të jetë Gjykata e Apelit Administrativ”,  tha Hajdari.

More posts