A do t’i hiqet “non grata” Berishës? Ish-këshilltari i Trump e zbulon çfarë pritet të ndodhë…

John Bolton, ish-këshilltari i Trump për sigurinë e konsideroi të nxituar vendimin për shpalljen non grata të Sali Berishës nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Në intervistën ekskluzive në “A2CNN”, Bolton tha se ky vendim është i ndikuar politikisht dhe duhet të rishihet.

Këto vendime kanë qenë subjekte të ndikimeve politike. Unë mendoj që duhet rishikuar nuk e di deri në cmasë duhet të shkojë por dhe mendoj se nuk ishte i duhur dhe duhet të rishihet”, tha ish-këshilltari i Trump.

Sipas tij duhet të gjendet një zgjidhje e shpejtë për këtë vendim.

Mendoj që është pak nga të dyja shpresoj të kthehesha mbrapa dhe ta ribëja kjo është e pamundur por por shpresoj që të gjemë zgjidhje të shpejtë dhe të kemi një sjellje normale”, tha John Bolton.

More posts