“A do përballet Meta me drejtësinë? Vendimi që u shty në minutën e fundit”

SPAK ka përfunduar zyrtarisht hetimet ndaj ish-Presidentit Ilir Meta, bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, dhe nënës së saj, Fatime Kryemadhi, në kuadër të një hetimi të zgjeruar për pasuri të dyshimta dhe korrupsion.

Sipas burimeve, sot në orën 10:00 pritej që Ilir Meta të njoftohej zyrtarisht për përfundimin e hetimeve, por ky proces është shtyrë, pasi avokati i tij, Kujtim Cakrani, ndodhet me pushime dhe ka paraqitur kërkesë për shtyrje.

👉 Njoftimi ndaj Metës pritet të bëhet të hënën e ardhshme.

Ndërkohë, Monika Kryemadhi dhe nëna e saj pritet të njihen zyrtarisht me përfundimet e hetimit në orët e pasdites së sotme.

Ky është një nga hetimet më të përfolura të SPAK, që ka përfshirë për muaj të tërë analiza të thelluara mbi transferta financiare, pasuri të paluajtshme dhe lidhje të dyshuara me aktivitete korruptive.

More posts