SPAK do të raportojë sot në GJKKO lidhur me ecurinë e hetimeve dy mujore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
A do dalë Veliaj nga burgu? Çfarë pritet të ndodhë sot, prokurori i SPAK-ut!

Prokuroria e Posaçme do të raportojë në orën 12:30, ndërkohë kjo është hera e dytë që paraqet një raport të detajuar mbi dosjen për të cilën Erion Veliaj po hetohet nga prokurori Ols Dado.
Në raport do të pasqyrohen të gjitha veprimet e ndërmarra gjatë dy muajve të fundit lidhur me kryebashkiakun, i cili ndodhej në qeli prej datës 10 shkurt nën akuzat për korrupsion dhe pastrim parash.
Në përfundim të raportimit, SPAK pritet të shprehet nëse masa e sigurisë “arrest me burg” duhet të mbetet në fuqi apo mund të zbutet!