Drama mes Arbenitës dhe Feros po bëhet gjithnjë e më e ashpër. Pas reagimit të gjatë ku modelja tregoi gjithë dhimbjen dhe akuzat e saj ndaj ish-bashkëshortit, ajo nuk u ndal vetëm te Fero, por edhe tek babai i tij.
Drama arrin kulmin/ Fero, Arbenitës: “Ti vrave babain tënd”

Një ndjekëse anonime i ka shkruar Arbenitës, duke zbuluar se në fakt ajo ishte vajza biologjike e babait të Feros, pra motra e tij, që nuk e ka takuar kurrë. Ajo pretendon se babai i reperit kishte bërë të njëjtën gjë me nënën e saj, duke e trajtuar keq dhe duke përsëritur ciklin e traumës që më pas Fero, sipas akuzave të Arbenitës, e kishte ushtruar edhe ndaj saj.
Mesazhi i saj i plotë drejtuar Arbenitës ishte:
Babai i tij është babai im biologjik. Ai i bëri të njëjtën gjë nënës sime atëherë. Fiks të njëjtat gjëra. Unë nuk e kam takuar kurrë Fero-n dhe as babain tim biologjik. Mamaja ime më tregoi gjithçka dhe jam krenare që ajo luftoi kaq shumë për mua. Ji e fortë dhe lufto edhe ti për veten dhe vajzën tënde. Të them vetëm këtë dhe të uroj forcë, sepse të kam ndjekur prej kohësh.”
Arbenita e publikoi këtë mesazh me komentin:
“Si babai, ashtu edhe i biri. Fatkeqësisht disa njerëz nuk janë mjaftueshëm të fortë për të thyer traumën që u jep familja. Një familje vërtet e sëmurë…”

Por Fero nuk qëndroi duarkryq. Në reagimet e tij të radhës, reperi publikoi një tjetër “shpërthim” në rrjetet sociale, duke sulmuar ashpër nënën e vajzës së tij dhe duke shkuar deri aty sa ta akuzonte për vrasjen e babait.