Bashkia e Durrësit ka ndërmarrë një nismë të re për të rritur sigurinë e qytetarëve dhe turistëve, duke ndaluar qarkullimin e monopatinave dhe mjeteve të tjera elektrike në disa nga shëtitoret dhe sheshet më të frekuentuara. Ky vendim, i iniciuar nga kryetarja e bashkisë, Emiriana Sako, synon t’u rikthejë këto hapësira këmbësorëve, duke shmangur aksidentet dhe kaosin e krijuar nga lëvizja e shpejtë e këtyre mjeteve.
Ja qyteti shqiptar ku do ndalohen monopatinat. Do ndëshkoheni nëse…

Zonat ku ndalimi është në fuqi
Ndalimi vlen për shëtitoret në plazh, “Taulantia”, “Liria”, “Shkëmbi i Kavajës”, “Vala Park”, te sheshi “Moikom Zeqo” dhe në shëtitoren e Ishmit. Këto zona, veçanërisht gjatë sezonit turistik, kanë fluks të lartë njerëzish dhe qarkullimi i monopatinave është parë si një rrezik serioz.
Zbatimi i rregullave dhe apeli për bashkëpunim
Për zbatimin e këtij vendimi, Policia Bashkiake ka nisur menjëherë kontrollet në terren. Masat do të merren ndaj çdo shkelësi, ndërsa theksi vihet te ndërgjegjësimi i përdoruesve. Bashkia e Durrësit i bën një apel të fortë qytetarëve dhe vizitorëve që të bashkëpunojnë dhe të respektojnë rregullat e reja. Ky hap i rëndësishëm ka si qëllim krijimin e një qyteti më të sigurt dhe më të qetë për të gjithë, duke pasur parasysh edhe numrin e madh të turistëve që vizitojnë Durrësin. Vendimi vjen si përgjigje ndaj ankesave të shumta të qytetarëve për rrezikshmërinë e shkaktuar nga monopatino, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit që shëtisnin në këto zona.