Arbenita shpërthen me akuza fort të rënda: “Fero më keqtrajtoi edhe gjatë shtatzënisë”

Pas një periudhe të gjatë heshtjeje, modelja e njohur Arbenita Ismajli ka folur hapur për herë të parë për prapaskenat e marrëdhënies dhe ndarjes me reperin Fero. Në një reagim të gjatë e të rëndë në Instagram, ajo ka listuar akuza që kanë lënë pa fjalë publikun.

Ajo e përshkruan ish-partnerin si një njeri të dhunshëm dhe të papërgjegjshëm, duke rrëfyer se ka abuzuar me substanca, e ka tradhtuar në mënyrë të përsëritur dhe nuk ka siguruar kurrë të ardhura apo stabilitet për familjen. Arbenita thotë se gjatë shtatzënisë ai e ka goditur edhe atë, por jo vetëm: sipas saj, dhunën e ka ushtruar edhe ndaj nënës dhe motrës së tij.

Në listën e akuzave, modelja përmend se Fero ka përfunduar disa herë në burg, ka qenë i përfshirë në sherrë të vazhdueshme, madje edhe i akuzuar për shitje drogash. Ajo rrëfen se ai nuk ka qenë i aftë të kujdeset për vajzën e tyre, ndërsa vetë ka mbajtur mbi supe çdo shpenzim – nga shtëpia, ushqimi, veshmbathja e deri tek faturat e spitaleve.

Por akuzat nuk ndalen këtu. Arbenita thotë se familja e Feros i ka marrë para, rroba, madje edhe makina, duke e lënë atë të përballonte gjithçka vetëm. Sipas saj, Fero nuk ka kthyer as edhe borxhe të mëdha, duke përmendur një shumë prej 50 mijë eurosh.

Edhe pas ndarjes, sipas modeles, historia nuk përfundoi. Ajo tregon se Fero e ka kërcënuar atë dhe familjen e saj, e ka puthur me forcë gjatë takimeve me vajzën, dhe ka tentuar ta intimidojë në prani të shërbimeve sociale. Madje, Arbenita shton se ai e ka quajtur “gjuetare parash”, ndërkohë që në realitet, sipas saj, ka qenë vetë ajo që ka mbajtur të gjithë familjen.

Në këtë rrëfim dramatik, modelja e përshkruan edhe ndikimin e kësaj historie tek vajza e tyre e vogël, duke thënë se trauma dhe pasiguria e kanë lënë pasoja serioze në shëndetin e saj mendor.

“Jam e lirë nga një pluhur i shkatërruar dhe nuk do të kthehem kurrë më mbrapa,” shkruan ajo në fund, duke e bërë të qartë se kjo kapitull i dhimbshëm për të ka marrë fund.

Ky është reagimi i parë i drejtpërdrejtë i Arbenitës pas ndarjes, dhe përmasat e akuzave kanë tronditur rrjetin, duke ndezur një stuhi reagimesh dhe pyetjesh për të ardhmen e kësaj sage që prej kohësh ka qenë në qendër të showbiz-it shqiptar.

More posts