Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Essenitnë Gjermani. Një nxënës 18-vjeçar nga Kosova ka sulmuar me thikë mësuesen e tij brenda ambienteve të një shkolle, duke e lënë të plagosur rëndë. Menjëherë pas sulmit, ai u ndoq nga policia dhe u qëllua për vdekje gjatë tentativës për arratisje.
Tronditet Gjermania – Nxënësi shqiptar godet mësuesin me thikë, policia e ekzekuton!

Dinamika e sulmit dhe reagimi i policisë
Sulmi ndodhi në parkun arsimor të një kolegji profesional në lagjen Nordviertel të Essenit. Sipas raportimeve të medias gjermane “Bild”, mësuesja, e cila dyshohet se është gjithashtu kosovare, mori plagë të rënda në stomak. Fatmirësisht, sipas mjekëve, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e duhur në spital.
Pas sulmit, 18-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes. Disa orë më vonë, policia mori një njoftim për një person të dyshimtë, i cili përputhej me përshkrimin e autorit, rreth tre kilometra larg shkollës. Kur forcat speciale u përpoqën ta kontrollonin, ai dyshohet se u hodh drejt tyre me thikë. Si pasojë, oficerët e qëlluan, duke e lënë të vdekur.
Hetimet dhe reagimet
Policia ka rrethuar zonën me oficerë të armatosur rëndë dhe një helikopter, ndërsa kryetari i bashkisë së Essenit, Thomas Kufen, ka mbërritur në vendngjarje për të ndjekur situatën nga afër.
Autoritetet kanë përjashtuar motivin terrorist, por motivet e sulmit mbeten ende të paqarta. Disa nxënës që ishin dëshmitarë të ngjarjes kanë pësuar shok dhe janë trajtuar nga ekipet mjekësore. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e këtij incidenti tragjik.