Takimi me Brendan Hanrahan, pse hesht SPAK?
Altin Dumani është zyrtari i parë shqiptar i thirrur në DASH, që pas marrjes së detyrës nga Donald Trump. Rama loboi fort për një takim të nivelit të lartë, Berisha po ashtu, por duket se Amerikanët vendosën të japin një mesazh të qartë.
Megjithatë ka shumë mister mbi takimin që Dumani pati me Zyrtarin e Lartë të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan P. Hanrahan. Ajo që dihet deri më tani është që Dumani ka shkuar në SHBA për të marrë pjesë në dasmën e mbesës së bashkëshortes dhe diçka ka ndodhur që ai është thirrur në DASH.
“Pamfleti” ju drejtua me një email Departamentit të Shtetit, për të kërkuar më shumë detaje mbi këtë takim. DASH vendosi të mos japë detaje. Ndërkohë terr informativ ka pasur edhe nga SPAK. As në mënyrë zyrtare, as në mënyrë informale, SPAK nuk ka preferuar të japë detaje se përse Dumani u takua me Brendan P. Hanrahan.