Kim Kardashian ka ndarë një mendim të pazakontë për prindërimin.
Sipas Kim nuk duhet të ketë detyra shtëpie për fëmijët, ja pse

Ylli i reality show-t, 44 vjeçe, ka zbuluar se ajo “nuk beson” te detyrat e shtëpisë për katër fëmijët e saj: djemtë Saint, 9 vjeç, dhe Psalm, 6 vjeç, si dhe vajzat North, 12 vjeç, dhe Chicago, 7 vjeç
Unë nuk besoj te detyrat e shtëpisë,” tha Kim — e cila i ndan fëmijët me ish-bashkëshortin Kanye West, 48 vjeç — gjatë paraqitjes në transmetimin “Mafiathon 3” të Kai Cenat.
Por do t’ju them pse. Fëmijët janë në shkollë për tetë orë në ditë,” shtoi ajo.
“Kur kthehen në shtëpi, ata gjithashtu duhet të merren me sport, të kenë një jetë, të kalojnë kohë me familjen. Mendoj se detyrat duhet të mbeten vetëm për në shkollë,” tha Kim, e cila së fundmi u kritikua pasi fansat vunë re se vajza e saj North kishte një ‘piercing’ të çuditshëm.