Nëpër rrjete sociale së fundmi po qarkullon një histori e veçantë ndodhur në familjen Dashi.
Një makinë në shenjë falënderimi, vjehrri surprizon nusen e djalit me gjestin e rrallë: Ti je një nga shtyllat e kësaj shtëpie!

Xhevahir Dashi i ka dhuruar nuses së djalit të tij, Eriseldës një makinë! Për Xhevahirin, më shumë sesa një makinë, është një gjest për t’i treguar nuses së djalit, vlerësimin e madh dhe për ta falënderuar për përkushtimin, dashurinë dhe mirësinë që ka sjellë na familjen e tyre.
Ai gjithashtu i ka shkruar dhe një letër Eriseldës duke i numëruar dhe njëherë të gjitha cilësitë e mira që e karakterizojnë dhe duke i uruar më të mirat në jetë.
E dashura Eriselda! Me shumë kënaqësi dhe zemër të hapur, unë, vjerri yt, Xhevahir Dashi, kam nderin të të bëj këtë dhuratë një makinë si shenjë mirënjohjeje dhe respekti të thellë për ty.
Ti nuk je vetëm nusja e kësaj shtëpie, por je bërë një nga shtyllat kryesore të saj. Me përkushtim, kujdes dhe dashuri të paçmuar, ke dhënë gjithmonë shembullin e artë të familjes sonë. Kujdesi yt i vazhdueshëm për familjen dhe për djemtë tuaj, bashkëshortin tënd Gentin, si dhe dashuria e pafund për gjithë familjen tonë, tregojnë shpirtin tënd të madh dhe fisnik.