Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Rumani. Teodora Markou, 23 vjeçe, ish-konkurrente në formatin televiziv “Love Island” dhe shtatzënë në javën e 26-të, është qëlluar për vdekje nga ish-partneri i saj, Robert Lupu, 49 vjeç.
E tmerrshme! Dalin pamjet kur burri qëllon për vde*je gruan shtatzënë në sy të fëmijës (Pamje të rënda)

Krimi i rëndë ndodhi në prani të vajzës së saj të vogël, gjatë një feste për fëmijë. Autori ka ndjekur Teodorën deri në vendin ku zhvillohej aktiviteti dhe e ka qëlluar katër herë me armë zjarri në gjoks dhe bark. Pas sulmit, ai është larguar me qetësi, ndërsa kamerat e sigurisë kanë kapur momentin tronditës të ngjarjes.
Ishte në mbrojtje nga ligji, por s’u mjaftua
Teodora kishte një urdhër-mbrojtjeje kundër Lupu-t që nga viti 2021, pasi kishte raportuar sjellje të dhunshme dhe përndjekje. Ajo kishte rrëfyer më herët se marrëdhënia me të kishte nisur që kur ajo ishte vetëm 14 vjeçe, ndërsa ai ishte 40, por ishte larguar kur mësoi për lidhjen e tij paralele me ish-bashkëshorten.
Autori vetëvritet pas krimit