Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë. Rreth orës 03:00, në rrugën “Butrinti”, një turist francez, i identifikuar si M. F., 28 vjeç, dyshohet se në gjendje të dehur ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar nga një lartësi. Për fat të keq, për shkak të dëmtimeve të marra, i riu nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Tronditet Saranda! Turisti bie nga lartësia dhe humb jetën në orët e para të mëngjesit

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po kryhen veprime për sqarimin e plotë të rrethanave.