Komisionerja për zgjerimin, Marta Kos, e pranishme në Forumin Strategjik të Bled, tha se Shqipëria mund të bëhet anëtare e unionit në vitin 2029, nëse kryeministri Edi Rama “vazhdon punën e shkëlqyer”.
Marta Kos: Nëse Edi vazhdon punën e shkëlqyer, Shqipëria anëtarësohet në 2029

“Kemi çelur dy grupkapituj të tjerë me Shqipërinë dhe kemi rënë dakord me Edin që do të festojmë, së pari në Bruksel dhe së dyti vitin tjetër me ndeshjen e futbollit mes vendeve anëtarë dhe vendeve kandidate në Tiranë dhe ku kuptohet që Presidenti i UEFA-s do të luajë me ne, e po kështu ca të tjerë.
Në 2028-ën mund, të kemi 28 anëtarë. Dhe nëse Edi vazhdon të bëjë atë që po bën në mënyrë të shkëlqyer, atëherë në 2029-n mund të kemi 29 anëtarë. Megjithatë, unë nuk kam shumë kohë, kam vetëm katër vjet, kështu që shpejtoni”, tha Kos.
Kos shtoi se vendet kandidate duhet të realizojnë të gjitha reformat. “Ky proces nuk mund të jetë i suksesshëm nëse nuk kemi udhëheqës që besojnë vetë vete që ky institucion është gjëja më e mirë.
Duhen udhëheqës që i vendosin reformat mbiu punët e përditshme, që dinë si ti zgjidhin çështjet dypalëshe dhe së treti udhëheqës që besojmë se është detyra e tyre që t’i shtyjnë qytetarët e vendeve të tyre në këtë pikë. Anëtarësimi nuk ka të bëjë vetëm e atë që bëjmë neve në Bruksel, ka të bëjë edhe me faktin se sa e mbështet publiku.