Pas humbjes katastrofë më “11 maj”, avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj tha se zgjedhjet nuk duhet të ishin certifikuar.
Avokati i Berishës: Opozita nuk i njeh zgjedhjet, por shkon në Kuvend sepse…

Gjokutaj akuzoi Celibashin si një eksponent të Partisë Socialiste, që sipas tij, mbështeti një proces zgjedhor të deformuar.
“Shkeljet ishin skandaloze dhe sërish Komisioni Rregullator e njohu rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Thellësia e rezultatit ka brenda manipulimin, është votuar për cdertifikimin e “11 majit”, 3:2 sepse nuk mund të certifikohen zgjedhje të tilla. Zgjedhjet nuk u festuan, sepse sa duket ka socialistë që iu vjen turp për atë që ka ndodhur. Ju e dini se Celibashi është eksponent pranë Partisë Socialiste dhe u certifikuan zgjedhjet e deformuara. Opozita s’duhet t’i njohë zgjedhjet. Shkuarja në parlament nuk do të thotë se opozita njeh zgjedhjet, por thjesht ti po lufton edhe jashtë parlamentit, edhe brenda Kuvendit. Djegia e mandateve i krijoi dëm opozitës. Beteja duhet bërë edhe në mënyrë institucionale, sepse kështu merr edhe vëmendje nga ndërkombëtarët dhe i jep puls jetës opozitare e parlamentare”, tha Gjokutaj.