Pas tragjedisë së rëndë ku dy motrat humbën jetën nga aksidenti, amaneti i tyre më në fund u përmbush. Vogëlushi Isli, i cili mbeti gjallë, ka mbërritur në spitalin prestigjioz Bambino Gesù në Romë së bashku me nënën e tij.
Dy motrat humbën jetën, por ja çfarë ndodhi me vëllain e tyre në Romë” Amaneti i motrave u përmbush:

Ky udhëtim i shpresës u bë i mundur falë ndihmës së Elvis Naçit dhe bamirësve të shumtë që u gjendën pranë familjes në ditët më të vështira.
Tashmë mjekët italianë kanë marrë përsipër kurimin e tij, ndërsa shpresat janë të mëdha që Isli i vogël të fitojë këtë betejë të vështirë dhe të kthehet i shëruar pranë nënës dhe babait të tij.
“O Zot, shëroje Islin, jepu mjekëve sukses dhe ktheje të plotësisht i shëndoshë pranë familjes,” është lutja e përbashkët e mijëra shqiptarëve që po ndjekin me emocion këtë histori.
🙏 Një histori dhimbjeje, shprese dhe besimi që sot bashkon gjithë zemrat.