Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Përmet–Çarçovë”. Rreth orës 09:10, një 52-vjeçar nga Përmeti, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur një 90-vjeçar që po tentonte të kalonte rrugën. Për pasojë, i moshuari ka humbur jetën në vend, pa mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
“Nuk pati shpëtim” – Aksident fatal në rrugën Përmet-Çarçovë, kalimtari vd*s në vend

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar menjëherë nga policia në komisariat, ku po merren në pyetje për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar në detaje se si ndodhi aksidenti fatal.