TikTokeri shqiptar sulmohet me shuplaka live në TikTok

Një episod i pazakontë ka tronditur ndjekësit e personazhit të njohur të rrjeteve sociale me nofkën “Diamanti Blu”.

Gjatë një transmetimi live në TikTok, ku ai po komunikonte me fansat, në sfond është shfaqur papritur një person i panjohur që i është afruar dhe e ka goditur me shuplaka.

Pas dhunës fizike, agresori e ka detyruar “Diamantin Blu” të kërkojë falje para kamerës, ndërsa gjithë skena është regjistruar dhe më pas është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Identiteti i autorit mbetet ende i panjohur, por në rrjet kanë nisur menjëherë aludimet.

Disa ndjekës pretendojnë se pas këtij sulmi mund të qëndrojë një person i quajtur Aron, me të cilin “Diamanti Blu” ka pasur konflikte të mëparshme dhe përplasje publike.

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar dhe ky version mbetet vetëm në nivel spekulimesh.

Videoja ka ndezur reagime të shumta: një pjesë e ndjekësve shprehin shqetësim për gjendjen e tij, ndërsa të tjerë dyshojnë se gjithçka mund të ketë qenë një inskenim i qëllimshëm për të tërhequr vëmendje.

More posts