Nga sot do të nis aplikimi i risisë që thjeshton procesin për të gjithë drejtuesit e mjeteve që zotërojnë Certifikatën e Aftësimit Profesional (CAP).
Ndryshim i rëndësishëm tek patenta/ Rama e zbulon: Njësoj si Bashkimi Europian…

Sipas një njoftimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, kjo certifikatë do të përfshihet automatikisht në lejen e drejtimit dhe nuk do të lëshohet më si dokument i veçantë.
Të gjithë aplikantët për leje drejtimi do ta kenë CAP të pasqyruar në dokument si Kodi 95, një praktikë e unifikuar me standardet e Bashkimit Europian. Rama thotë se kjo qasje e re shton burokracitë, e bën më të lehtë procesin e marrjes së dokumentit si dhe ul ndjeshëm shpenzimet për qytetarët.
“Një tjetër hap drejt modernizimit e thjeshtimit të shërbimeve, Certifikata e Aftësimit Profesional (CAP) e integruar automatikisht në lejen e drejtimit si Kodi 95, duke shmangur kartonin e veçantë e ulur shpenzimet për qytetarët“, shkruan Rama.