Pas rikthimit në punë nga pushimet, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime si me anëtarët e kabinetit, gjithashtu edhe me përfaqësuesit e PS në Kuvend.
Në prag të qeverisjes së re/ Kush janë dy ministrat që i shkojnë në zyrë Ramës…

Ndërkohë, sot në Kryeministri janë parë duke hyrë ministrja për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj dhe ish-ministri i Financave, Ervin Mete, me të cilët Rama ka zhvilluar takime “kokë më kokë”.
Në ditët në vijim, Partia Socialiste pritet të mbledhë Asamblenë Kombëtare, ku Rama do të prezantojë përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, i njohur si “Rama 4”. Me interes pritet të shihet lista e emrave që Rama do të zgjedhë për të drejtuar qeverinë e re gjatë mandatit të katërt.