Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Florida, ku një 33-vjeçar akuzohet se ka lënë djalin e tij 18 muajsh brenda një makine të nxehtë për më shumë se tre orë, ndërsa ai vetë po pinte në një bar dhe rregullonte flokët.
Vd*s nga nxehtësia fëmija, babai e la në makinë dhe shkoi të pinte birrë

Sipas Zyrës së Sherifit të Volusia County, Scott Allen Gardner e la vogëlushin Sebastian në automjetin e tij, teksa temperatura jashtë arriti në 33°C. Trupi i Sebastianit u gjet me temperaturë 44°C, sipas ekspertëve mjeko-ligjorë.
Policia lokale tentoi të ringjallte fëmijën në vendngjarje, por ai nuk arriti të mbijetonte.
Gardner u arrestua në shtëpinë e nënës së tij, ku fillimisht kishte dhënë disa deklarata të rreme për ngjarjen.
Në momentin e ndalimit, ai është dëgjuar duke thënë “ju dua” ndaj familjes, ndërsa një person tjetër i tha: “Thuaj lamtumirë, se s’do të kthehesh më këtu.”