Ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme, ku dy motra të reja humbën jetën në një aksident rrugor, ka tronditur opinionin publik.
Luiz Ejlli reagon pas humbjes tragjike të dy motrave në aksident: “Asgjë nuk është më urgjente se jeta”

Këngëtari i njohur Luiz Ejlli ka reaguar me një mesazh të fortë prekës në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbjen e tij për tragjedinë dhe duke bërë thirrje për më shumë kujdes në rrugë.
“Sot u shua jeta e dy motrave të reja në një aksident rrugor. Dhimbje që nuk shërohet, plagë që nuk mbyllet. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tyre”, shkruan Ejlli.
Ai shton se ky lajm nuk është thjesht një statistikë, por një mesazh për të gjithë:
“Një moment shpejtësie, një çast pakujdesie… dhe gjithçka humbet. Ju lutem, ngadalësoni! Kujdesuni për veten, për pasagjerët, për ata që ju presin në shtëpi. Asgjë nuk është më urgjente se jeta.”