Çfarë po vjen më 26 gusht?”/ Thirrja e papritur e Ramës për qytetarët

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka bërë një thirrje të veçantë për të gjithë qytetarët, duke i ftuar të marrin pjesë në një aksion kombëtar pastrimi me emrin “Male të Pastra”.

Më 26 gusht, dhjetë parqe kombëtare dhe natyrore në gjithë Shqipërinë do të jenë qendra e këtij aktiviteti, i cili synon jo vetëm pastrimin e mjedisit, por edhe ndërgjegjësimin për kujdesin ndaj natyrës.

“MIRËMËNGJES dhe me ftesën për t’iu bashkuar nismës ‘Male të Pastra’, një kontribut modest i gjithësecilit, por njëkohësisht një mesazh kuptimplotë për kujdesin ndaj natyrës së përbashkët. Ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkroi Rama në rrjete sociale.

Ky aksion pritet të mobilizojë mijëra qytetarë, të rinj e të moshuar, në një nismë të përbashkët që synon të japë shembullin e duhur për të ardhmen e gjelbër të vendit. 

More posts