Vrasja makabër e nënës në sy të fëmijëve të mitur/ Reagon motra e viktimës (detaje të reja)

Ngjarja tragjike në Volos, ku 40-vjeçari shqiptar Pandeli Nakoleci vrau bashkëshorten e tij Marjola Nakoleci, 36 vjeç, në sy të katër fëmijëve, vijon të sjellë të reja tronditëse.

Motra e viktimës ka reaguar për herë të parë për mediat, duke zbuluar se Pandeli ushtronte dhunë jo vetëm ndaj gruas së tij, por edhe ndaj fëmijëve. “Ai ishte një qen i pabesë që ia mori jetën motrës sime në lule të rinisë dhe la fëmijët jetimë. Fëmijët kishin frikë të rrinin me të në shtëpi nga sjellja që kishte”, tha ajo

Sipas saj, pretendimet për probleme të shëndetit mendor nuk qëndrojnë. “Motra ime e çoi edhe te psikiatri me policinë. Ata i thanë që ishte shumë mirë, nuk kishte asgjë. Ai sillte sherre pa arsye, edhe me fëmijët”, tha ajo, duke shtuar se kërkon që autori të kapet dhe të marrë dënimin e merituar.

Nga ana tjetër, policia greke ka zbardhur të kaluarën e errët të autorit: ai ishte i dënuar më parë për drogë, falsifikim dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, ndërsa kishte tentuar vetëvrasje në qershor të këtij viti gjatë një periudhe përdorimi të drogës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e çiftit, ku pas një debati, autori e goditi Marjolën me thikë. Gruaja tentoi të largohej, por u ndoq nga 40-vjeçari dhe u godit përsëri në hyrje të pallatit, duke ndërruar jetë mes plagëve dhe gjakderdhjes. Vajza 16-vjeçare e çiftit, e tmerruar, telefonoi urgjencën duke thënë: “E pashë babin duke e qëlluar mamin me thikë”.

Sot, komuniteti në Volos është i tronditur, ndërsa katër fëmijët, të moshës 6 deri në 18 vjeç, kanë mbetur pa nënë dhe me një baba në arrati. Policia greke ka intensifikuar kërkimet, ndërsa kufijtë janë vënë në monitorim për të parandaluar arratisjen e autorit.

More posts