Kreshnik Spahiu “zbulon” pse SHBA nuk dërgon ambasador në Shqipëri, kush rrezikon…

Kreshnik Spahiu zbuloi se aktualisht tre vende të rëndësishme të rajonit Ballkanik, përfshi edhe Shqipërinë, janë pa ambasadorë amerikanë.

Administrata e presidentit Donald Trump duket se e ka larguar vëmendjen nga Ballkani, ndërsa Kosova rrezikon më shumë për tu kthyer në një “Palestinë” të vogël.

Pse presidenti Trump nuk ka nisur ambasadorë në tre shtete të rajonit aktualisht si Shqipëria, Kosova dhe Serbia? Ballkani aktualisht është jashtë axhendës së SHBA-ve. A do ketë zgjidhje? Patjetër me kalimin e kohës, sepse nuk mund të zgjasë katër vjet. 

Por çfarë rrezikon Kosova? Rrezikon një projekt si me Palestinën, ndryshe nga projekti franko-gjerman, sepse Trump ka një projekt ndryshe nga ai i Biden. Trump nuk pranon protagonizmin e BE-së. Nuk e dimë këtë projekt, por Kosova pa mbështetjen e SHBA-ve, nga do e marrë ndihmën? Ndaj mendoj se Kurti gaboi rëndë që nuk pranoi projektin franko-gjerman”, tha Kreshnik Spahiu.

More posts