Ende mbetet një tabu pë familjen shqiptare. Virgjëria nuk ekziston, të paktën jo nga pikëpamja mjekësore-anatomike. Mbi këtë bazë, Kolegji Mbretëror i Obs.tet.ërve dhe Gjinek.ologeve (RCOG), i cili përfaqësohet nga mjekë obstetër dhe gjinekologë britanike, ka publikuar një apel në British Medical Journal për t’i kërkuar qeverisë të ndalojë testet e virgjërisë, vizitat invazive dhe joshkencore, që synojnë verifikimin e himenit.
V*rgjëria/ Mjeku: Kanë ardhur vajza të qepen, njëra erdhi me mamanë, më tha..

Anestezisti i njohur, Skerdi Faria. Ky i fundit tha se nuk është i çuditur nga ky studim.
“Për fat të mirë që doli një institucion prestigjioz që i vuri vulën edhe nga ana mjekësore.
Janë ment.alitete të vjetra që kanë rezistuar edhe me kalimin e kohës. Ne kemi bërë edhe të ash.tuquajturit qepje, më tepër nga ana hum.anitare për vajzat që vijnë të dëshpëruara, dy raste. Më ka ardhur një vajzë me mamanë se kishte në plan për tu martuar. Nga zonat rurale”, tha Faria.
Ai shtoi se kanë hequr dorë nga kjo procedurë, nga fakti se “një marrëdhënie sekuale për herë të parë nuk jep gjithmonë gjakderdhje”.