Detaje tronditëse kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi të premten pasdite në qytetin e Volosit, ku një shtetas shqiptar vrau me thikë bashkëshorten e tij.
Shqiptari vrau gruan me thikë në Volos, flet vajza: Ja çfarë thot për babin e saj!

Sipas policisë greke, autori i dyshuar është 40-vjeçari Pandeli Nakoleci, ndërtues me profesion, i cili ekzekutoi bashkëshorten e tij Marjola, 36 vjeçe, duke i shkaktuar plagë të rënda në qafë dhe shpinë. Pas krimit, ai u arratis duke lënë pas katër fëmijët e tyre të mitur, të moshës nga 6 deri në 18 vjeç, të cilët ishin dëshmitarë të ngjarjes makabre.
Sipas dëshmisë së vajzës së madhe, grindjet mes prindërve ishin të shpeshta, ndërsa i ati shpesh shfaqte sjellje xhelozie ndaj nënës. Ajo tregoi se pak kohë më parë e ëma e kishte larguar të atin nga shtëpia, por ai ishte kthyer sërish. Ditën e ngjarjes, konflikti mes çiftit përshkallëzoi në dhunë fatale.
Pamje të publikuara nga protothema.gr tregojnë momentin kur vajza e madhe e viktimës mbërriti në vendngjarje dhe pa pellgun e gjakut në hyrje të pallatit ku jetonte familja. Sipas dëshmitarëve, autori ndoqi bashkëshorten deri në hyrje të godinës, ku e goditi përsëri para se të largohej me vrap.
Burime pranë autoriteteve greke thonë se 40-vjeçari ishte shtruar në një klinikë psikiatrike në muajin qershor, pasi kishte probleme të shëndetit mendor dhe kishte tentuar vetëvrasje. Dyshohet gjithashtu se ai ishte përdorues droge.