Lot dhe dhimbje! Publikohet videoja e fundit e gjyqtarit që pushtoi botën me humanizmin e tij (VIDEO)

Frank Caprio, gjyqtari i njohur amerikan i cili u bë simbol i drejtësisë me mëshirë në sallën e gjyqit, është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare. Ai vuante nga kanceri i pankreasit dhe vetëm një ditë para se të ndërronte jetë, publikoi një mesazh prekës nga shtrati i spitalit.

“Vitit të kaluar ju kërkova të luteni për mua dhe e kam të qartë që e bëtë, sepse kalova një periudhë shumë të vështirë. Fatkeqësisht, kam pasur një përkeqësim. Jam përsëri në spital tani dhe ju kërkoj të më kujtoni në lutjet tuaja. Besoj fort te fuqia e lutjes. Besoj se i Gjithëpushtetshmi që është mbi ne po na sheh, ndaj ju lutem më kujtoni…”, shprehej Caprio në videon që preku miliona njerëz në rrjetet sociale.

Caprio u bë i dashur për publikun me vendimet humane dhe mënyrën unike si gjykonte njerëzit në emisionin “Caught in Providence”, duke treguar se ligji mund të zbatohej me zemër dhe dhembshuri.

Trashëgimia e tij mbetet frymëzim për breza të tërë – një kujtesë se drejtësia pa mëshirë nuk është e plotë. Sot, bota e kujton me respekt dhe lutjet e shumta që ai kërkoi janë bërë realitet.

More posts