Abuzim në ajër: Çfarë ndodhi mes biznesmenit indian dhe adoleshentes 15-vjeçare gjatë fluturimit për në Zvicër?

Një biznesmen 44-vjeçar nga India është shpallur fajtor në Zvicër për abuzim seksual ndaj një vajze 15-vjeçare gjatë një fluturimi nga Mumbai për në Zyrih. Burri i martuar, i cili udhëtonte për punë në Belgjikë, u ul pranë të miturës dhe, sipas akuzës, e ngacmoi pasi ajo ra në gjumë.

Vajza mbeti në gjendje shoku dhe nuk reagoi menjëherë, por autoritetet e arrestuan biznesmenin menjëherë pas uljes në Zyrih. Në gjyq, ai pranoi fajin duke thënë se ishte i vetëdijshëm për sjelljen e papranueshme.

Gjykata e Bülach e dënoi me 18 muaj burg me kusht, ndalim hyrjeje në Zvicër për 5 vjet dhe ndalim të përhershëm të çdo aktiviteti që lidhet me të mitur. Përveç kësaj, ai duhet të paguajë 9,000 franga shpenzime gjyqësore. Pas vendimit, ai u lirua dhe iu dorëzua autoriteteve të emigracionit për deportim.

More posts