Çfarë po ndodh në Vlorë: Dy ngjarje të rënda brënda natës, fëmija bie nga lartësia, gruaja hidhet nga ballkoni

Vlora është tronditur mbrëmjen e kësaj të enjteje nga dy ngjarje të rënda që kanë ndodhur pothuajse njëkohësisht në qytet.

Ngjarja e parë ka ndodhur në Lungomare, ku një fëmijë ka rënë nga lartësia e banesës së tij. Menjëherë pas rënies, i mituri është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës. Ende nuk ka një informacion zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa pritet komunikata e policisë për të mësuar më shumë detaje.

Ndërkohë, vetëm pak çaste më vonë, pranë Shkollës së Muzikës në qytet është regjistruar një tjetër ngjarje tragjike. Një grua është hedhur nga ballkoni i banesës së saj dhe dyshohet se ka humbur jetën në vend si pasojë e plagëve të marra.

Autoritetet policore ndodhen në të dy vendngjarjet dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat. Dy episodet e njëpasnjëshme kanë sjellë shqetësim të madh në opinionin publik të qytetit bregdetar.

More posts