Sezoni i ri! Ndryshime në ‘Për’puthen’, këto janë risitë

Për’puthen’, programi më jetëgjatë i dashurisë në ekranet shqiptare do vazhdojë për një tjetër sezon nga shtatori.

Risitë nuk do të mungojnë në dy rrafshe, përmbajtësor dhe të stafit.

Tashmë është bërë e ditur që nuk do ketë më limit moshe. Pra mjafton të jesh mbi 18 vjeç duke e diversifikuar moshën ku të ulur mund të shohim në studio një 20 vjeçar dhe një 50 vjeçare.

Por, ky nuk është ndryshimi i vetëm.

Pas një sezoni të plotë në drejtim, Eralda Kenaj largohet duke u zëvendësuar nga pjesa tjetër e ekipit që përfshin moderatoren Megi Pojani, redaktoren Rea Brahja dhe rikthimin e Neda Ballukut.

A do jetë një sezon i mbarë në një periudhë kur ‘dating shows’ po rilulëzojnë nëpër botë?

Presim e shohim! 

More posts