Zv/kryeministrja Belinda Balluku priti në takim Arbenin dhe Marjanin, dy prej veteranëve të sistemit tonë energjetik, që po vijojnë të japin kontributin e tyre.
Balluku pret në takim dy veteranët e sistemit energjetik: Shtylla kryesore…

Balluku u shpreh se ata janë të përkushtuar prej vitesh në shërbimin ndaj qytetarëve dhe me një eksperiencë të konsoliduar që po e përcjellin edhe tek punonjësit e rinj.
”Asetet më të rëndësishme të një ndërmarrje apo të një institucioni janë pa dyshim kapacitetet njerëzore, sepse teknologjia është çështje buxheti. Një teknologji të avancuar, një vend ka mundësi ta përballojë, një tjetër nuk ka mundësi direkt, por me kohën, me kredi etj., etj. Ndërkohë që kapacitetet njerëzore janë të pazëvendësueshme. Dhe nuk ka rëndësi se sa inovacion ti bën, domethënë inteligjencë artificiale, të gjitha këto pultet e komandimit. Skada që ne të gjithë përdorim. Po sërish skada çfarë bën? Identifikon se ku është avaria, po kush do shkojë tek avaria? A shkon ti? Domethënë, pa kapacitetet njerëzore, ne nuk kemi asgjë në vijë”, tha Balluku.
Nga ana tjetër, shtoi Balluku se të gjithë sektorët e tjerë, shëndetësia, inovacioni që ka sot shëndetësia me aparatura dhe gjithçka tjetër, do linja të dedikuara energjetike.