Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në New Hampshire të Shteteve të Bashkuara, ku një grua 34-vjeçare ka vrarë burrin dhe dy fëmijët e saj të mitur, përpara se të vetëvritej.
Tragjedi familjare në SHBA: Gruaja vret bashkëshortin e sëmurë dhe dy fëmijët, më pas vret veten

Sipas autoriteteve lokale, Emily Long dyshohet se vrau bashkëshortin e saj, Ryan Long, 48 vjeç, dhe dy fëmijët e tyre, një vajzë 8 vjeç dhe një djalë 6 vjeç, në orët e para të mëngjesit të së hënës. Më pas ajo mori jetën e saj duke qëlluar veten.
Hetimet paraprake tregojnë se të dy fëmijët janë qëlluar në kokë, ndërsa burri i saj, i cili po luftonte me një sëmundje serioze, u qëllua disa herë.

Në banesë është gjetur i gjallë fëmija i tretë i çiftit, 3-vjeçari, i cili tani ndodhet në kujdesin e familjarëve.
Në ditët para ngjarjes, Emily kishte ndarë në rrjetet sociale shqetësimet dhe vështirësitë që po kalonte, duke përmendur edhe sfidat që po përballej familja për shkak të sëmundjes së bashkëshortit.