Vetëm 3-vjeçari mbijeton: Historia e pabesueshme që po trondit Amerikën

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në New Hampshire të SHBA, ku një nënë 34-vjeçare, Emily Long, vrau bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj të mitur përpara se të kryente vetëvrasje.

Sipas autoriteteve, Emily fillimisht qëlloi për vdekje burrin e saj 48-vjeçar, Ryan Long, i cili vuante nga kanceri, më pas djalin Parker, 8 vjeç, dhe Ryan të vogël, 6 vjeç, të cilët u goditën në kokë. Më pas ajo ktheu armën ndaj vetes.

Vetëm fëmija trevjeçar i çiftit mbijetoi dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e të afërmve.

Hetimet janë ende në vazhdim, ndërsa motivet e kësaj tragjedie mbeten të paqarta. Në rrjetet sociale, Emily kishte ndarë shpesh mesazhe rreth dëshpërimit që po përjetonte për shkak të sëmundjes së bashkëshortit. Vetëm dy ditë para ngjarjes, ajo kishte postuar një video në TikTok ku tregonte se po përpiqej të gjente forcë për të dalë nga depresioni dhe për të mbajtur të bashkuar familjen.

More posts