Një studim gjigant, i cili ka analizuar të dhënat e 40 milionë bebeve, ka zbuluar se rreziku i komplikimeve gjatë lindjes nuk varet vetëm nga mosha e nënës, por edhe nga mosha e babait.
Studimi që tronditi botën: Kjo gjë duhet bërë para se të mbushni 35 vjeç

Sipas studimit të publikuar në British Medical Journal, ky rrezik fillon të rritet ndjeshëm kur baballarët hyjnë në mesin e të 30-ave, ndërsa pas moshës 45 vjeç, mundësia për komplikime bëhet shumë më e lartë.
Profesori Michael Eisenberg, një nga hulumtuesit kryesorë, shpjegon se çdo vit që një mashkull plaket, në ADN-në e spermës së tij shtohen rreth dy mutacione të reja, gjë që ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e fëmijës.
Ky zbulim bie ndesh me perceptimin tradicional se vetëm gratë e vonojnë krijimin e familjes me pasoja shëndetësore për beben. Studimi e bën të qartë: edhe mosha e babait është po aq vendimtare për shëndetin e fëmijës.