Bota po vajton ndarjen nga jeta të gjykatësit Frank Caprio, të njohur si “Gjykatësi më i mirë i Amerikës”, i cili u shua në moshën 88-vjeçare pas një beteje të gjatë dhe të guximshme me kancerin e pankreasit. I dashur për zemrën e butë, drejtësinë me mëshirë dhe buzëqeshjen që i jepte shpresë miliona njerëzve, Caprio la pas një trashëgimi që do të jetojë përgjithmonë.
Gjykatësi më i njohur dhe më i dashur në botë ndërroi jetë – dëshira e tij e fundit do t’ju prekë zemrën

Por, në ditët e fundit të jetës së tij, ai la një amanet prekës – një dëshirë të fundit që ka përlotur botën.
Nga shtrati i spitalit, me zërin e lodhur por me shpirt plot besim, Caprio publikoi një video ku u lut për një gjë të vetme: lutjet e njerëzve.
“Ju lutem, mbajeni emrin tim në lutjet tuaja,” tha ai. “Besoj fuqishëm tek fuqia e lutjes. Ndjej dashurinë tuaj dhe ju falënderoj nga zemra.”
Ky ishte amaneti i fundit i gjykatësit që u bë simbol i dhembshurisë: jo pasuri, jo famë, por dashuri dhe lutje nga njerëzit që e adhuruan.
Për vite të tëra, Caprio tregoi se drejtësia nuk është vetëm ligj, por edhe mëshirë. Gjykata e tij në emisionin Caught in Providence u kthye në një skenë ku ligji takohej me humanizmin. Momente të paharrueshme, si ai kur fali një burrë 96-vjeçar që nxitonte për të kujdesur djalin e sëmurë, u bënë virale dhe prekën miliona zemra.