Një SMS anonim me përmbajtjen “Është vrarë, mos e kërkoni!” ka tronditur familjen e Miklovan Danajt, 30-vjeçarit shqiptar të zhdukur në Spanjë që prej 11 majit.
Është vra*ë, mos e kërkoni!” – SMS anonim trondit familjen e shqiptarit të zhdukur në Spanjë.

Danaj, i njohur ndryshe me nofkën “Keli”, ishte një emër i rëndësishëm i trafikut të drogës në Europë dhe i konsideruar si drejtues i një prej grupeve më të fuqishme kriminale. Ai është parë për herë të fundit nga bashkëshortja, me të cilën kishte shkuar në një qendër shëndetësore për të vaksinuar vajzën e tyre 8 muajshe. Pas këtij momenti, për të nuk ka asnjë gjurmë.
Dyshohet se përfshirja e tij në narkotrafik mund të jetë arsyeja e zhdukjes, ndoshta nga rivalët që fillimisht e kanë marrë peng, më pas e kanë vrarë dhe mund ta kenë hedhur trupin në det.
Familjarët kanë bërë denoncim në policinë spanjolle, por deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar. Ata kërkojnë ndihmë edhe nga autoritetet italiane dhe shqiptare, me shpresën se i riu mund të jetë ende gjallë.
Më herët, Miklovan Danaj kishte jetuar në Pisa të Italisë, ndërsa vite më vonë u vendos në Marbella të Spanjës – një nga pikat kryesore të trafikut të kokainës në Europë. Ai ka pasur precedentë penalë, pasi ishte dënuar edhe në Itali me tre muaj burg.