Largoni kapsllëkun dhe gazrat pa ilaçe – këto këshilla natyrale do t’ju shpëtojnë.

Nutricionisti Altin Joka ka theksuar rëndësinë e funksionimit normal të zorrëve për shëndetin e përgjithshëm të trupit. Sipas tij, kur zorra nuk lëviz siç duhet, krijohet një “valëzim” i çrregullt që çon në grumbullimin e mbetjeve dhe shfaqjen e kapsllëkut.

“Shëndeti ynë nis nga zorra. Nëse kapsllëku bëhet i përhershëm, kjo është një gjendje alarmi për organizmin”, – shprehet Joka.

Çfarë konsiderohet kapsllëk?

Dalja 3 herë në javë → konsiderohet kapsllëk kronik funksional. Dalja 1 herë në dy ditë → shfaqen shenjat e para të kapsllëkut. Dalja 1 herë në ditë → nivel i mirë. Dalja 2 herë në ditë → funksionimi ideal i zorrëve.

Shkaqet kryesore të kapsllëkut

Dieta e varfër në fibra, perime, fruta, drithëra dhe fara. Konsumi i ulët i ujit gjatë ditës. Stresi, depresioni dhe ankthi, që ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin e zorrëve. Ushqimet e yndyrshme si mishi, djathi dhe veza, të cilat përkeqësojnë kapsllëkun. Kafeina dhe pijet energjike, që shkaktojnë dehidrim.

Pasojat e kapsllëkut

Rrit rrezikun për hemorroide. Shkakton probleme në sistemin tretës. Studimet tregojnë se lidhja me stresin kronik mund të ndikojë edhe në shfaqjen e tumoreve të zorrëve.

Si ta shmangim kapsllëkun?

Pini 2–3 gota ujë shtesë çdo ditë. Konsumoni më shumë fruta, perime, arra dhe fara. Hani ushqime me fibra dhe shmangni yndyrnat e tepërta. Konsumoni fruta me efekt laksativ si: Kivi → dy në ditë japin rezultate të shkëlqyera. Lëng kumbulle ose komposto kumbulle → ndihmon ndjeshëm kundër kapsllëkut.

More posts