Rama jep lajmin e mirë për shoferët, ja ndryshimi i befasishëm tek patenta…

Një lajm i mirë për shoferët vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se Certifikata e Aftësimit Profesional (CAP) do të integrohet automatikisht në lejen e drejtimit, duke eliminuar nevojën për një karton të veçantë dhe duke ulur shpenzimet për qytetarët.

Me një tjetër hap drejt modernizimit e thjeshtimit të shërbimeve, Certifikata e Aftësimit Profesional (CAP) e integruar automatikisht në lejen e drejtimit si Kodi 95, duke shmangur kartonin e veçantë e ulur shpenzimet për qytetarët“, shkruan Rama.

Ky ndryshim synon të thjeshtojë procedurat dhe të përshpejtojë procesin për marrjen e lejes së drejtimit (patentës) në Shqipëri.

More posts